Ndërroi jetë ish-presidenti i Kenias, qëndroi 24 vite në detyrë

Ish-Presidenti i Kenias Daniel arap Moi ka vdekur në moshën 95 vjeçare.

Presidenti Uhuru Kenyatta njoftoi vdekjen e tij, duke thënë se kombi kishte humbur një “njeri të madh”, transmeton TCH.

Moi ishte presidenti që shërbeu më të gjatë në Kenia. Ai ishte në detyrë për 24 vjet, teksa presioni i fortë e detyroi të hiqte dorë në 2002.

Kritikët e tij e panë atë si një sundimtar autoritar, i cili mbikëqyri korrupsionin e shfrenuar, por aleatët e tij i besuan atij për ruajtjen e stabilitetit në vend.

Në 2004, Moi kërkoi falje për çfarë kishte bërë gabim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button