BE’ja e kritikoi planin e Trumpit për Izraelin e Palestinën

Bashkimi Evropian kritikoi sot planin e presidentit amerikan, Donald Trump për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez dhe u shpreh i shqetësuar nga vullneti i Izraelit për të aneksuar Luginën e Jordanit.

“Iniciativa amerikane, si ajo e prezantuar më 28 janar, përjashtoi parametrat e arritur në nivel ndërkombëtar”, u shpreh me keqardhje shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell në një komunikatë, transmeton Gazeta Express.

Borrell pritet në Uashington më 7 shkurt.

“Për të ndërtuar një paqe të drejtë dhe afatgjatë, çështjet e pazgjidhura relative me status final duhet të zgjidhen nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta mes dy palëve”, nënvizoi zyrtari europian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button