Ministrat e Listës Serbe: S’jemi pjesë e koalicionit qeverisës

Ministrat e ri nga radhët e Listës Serbe Ivan Milojeviq dhe Dalibor Jevtiq, në ditën e parë të punës në Qeverinë e re të Kosovës, thanë pas marrjes së detyrës, se ata nuk janë në koalicion qeveritar.

Ata kanë deklaruar se atyre u ishte besuar mandati falë votave të fituara në zgjedhjet e 6 tetorit dhe në përputhje me ligjet në fuqi, për vende të caktuara në institucione që u përkasin serbëve, transmeton Gazeta Express.

Ata thanë që si përfaqësues politikë të serbëve, do të vazhdojnë të punojnë në interes të atyre që votuan për Listën Serbe dhe se do të përpiqen të bëjnë gjithçka për të përmirësuar jetën e komunitetit serb dhe qytetarëve të tjerë të Kosovës.

Ndryshe Dalibor Jetviq është ministër për Komunitete e Kthim, ndërsa Ivan Millojeviq ministër për Zhvillim Rajonal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button