Ja sa shpenzuan kryeministri dhe ministrat në largim

Që nga 19 korriku i vitit 2019, kur qeveria e kaluar mori titullin e qeverisë në largim, shpenzimet e realizuara vetëm për udhëtime, mëditje, dreka e darka dhe karburante, arrijnë vlerën në mbi 159 mijë euro.

Në këtë shumë hyjnë shpenzimet e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe të 11 ish-ministrave, nga gjithsej 21 sa kishte qeveria e kaluar.

Më 19 korrik, 2019, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës. Dorëheqja e tij pasoi ftesën që kishte marrë nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë, ku ishte ftuar për një intervistë në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Radio Evropa e Lirë, më datë 14 janar 2020, duke shfrytëzuar Ligjin nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike, ka kërkuar përgjigje nga të gjitha ministritë e qeverisë së kaluar për shpenzimet gjatë periudhës së qeverisë në dorëheqje.

Gjatë kësaj periudhe sa kishte cilësinë e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, për udhëtime, mëditje, bileta, akomodim e derivate ka shpenzuar mbi 13 mijë euro, kurse për dy ceremoni shtetërore janë shpenzuar 88 mijë euro.

Në dokumentet e siguruara nga REL, nuk ka shpjegime se për çfarë ceremonish bëhet fjalë. Në total i bie që kryeministri në largim, nga 19 korriku, 2019 deri më 20.01.2020, ka shpenzuar nga 101, 414 mijë euro.

Gjatë kësaj periudhe kohore, këto janë shpenzimet e regjistruara nga REL të ish-ministrave të Qeverisë së Kosovës:

  • Valdrin Lluka, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik, (për periudhën korrik –dhjetor) ka shpenzuar 10,468 mijë euro.
  • Rrustem Berisha, ish-ministër i Mbrojtjes (korrik–dhjetor) 5,715 euro.
  • Bedri Hamza, ish-ministër i Financave (korrik–dhjetor) 7,257 euro.
  • Uran Ismaili, ish-ministër i Shëndetësisë (20.07.2019 –14.01. 2020) 2,442 euro.
  • Kujtim Gashi, ish-ministër i Kulturës (20.07.2019–14.01.2020) 640 euro.
  • Muzafer Shala, ish-ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrëse (korrik–dhjetor) 4,593 euro.
  • Ekrem Mustafa, ish-ministër i Punëve të Brendshme (korrik–dhjetor) 10,544 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button