U nënshkrua marrëveshja e parë kolektive në media midis SPGPM dhe MIA

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatikë (SPGPM) dhe Agjencia e Informimit të Mediave (MIA) nënshkruan sot një marrëveshje kolektive me të cilin, përveç shumë përfitimeve, punonjësit do të kenë javë pune prej 36 orësh, angazhimi shtesë do të paguhet, mbrojtje nga pushimi arbitrar nga puna, liria e garantuar për informim dhe klauzola tjera, të cilat sigurojnë kushte më të mira për punë, transmeton Meta.mk.

Marrëveshja kolektive u përfundua javën e kaluar pas gati dy vitesh negociata dhe është marrëveshja e parë kolektive e SPGPM me një media në Maqedoni.

Pas nënshkrimit, u.d. kryetar i SPGPM, Xvezdan Georgievski tha se ky është moment historik që hap derën për një përmirësim më të gjerë dhe gjithëpërfshirës të kushteve të punës së gazetarëve. Sipas tij, kjo marrëveshje kolektive është garanci se pa anëtarët e sindikatës nuk do të jenë në gjendje të preken të drejtat e gazetarëve.

“Shpresoj që shumë shpejt përfitimet e kësaj marrëveshje do të jenë të dukshme, jo vetëm për punonjësit, por edhe për udhëheqjen e MIA-s, se do të bëhet një shembull i mirë që mediat të tjera të ndjekin, në mënyrë që të arrijnë qëllimin tonë përfundimtar për marrëveshje kolektive në nivel të degës”, tha Georgievski.

Drejtori i MIA, Dragan Antonovski, ndërkohë, mendon se gjithmonë mund të jetë më mirë, por që aktualisht kjo është zgjidhja për të cilën të dy palët kanë arritur të negociojnë dhe se nga zbatimi i marrëveshjes kolektive do të shihet se cilat pjesë kanë nevojë të përmirësohen.

” Me gazetarë të kënaqur të cilët i kanë të drejtat e tyre mund të arrihet sukses i madh, unë pres që si MIA të jemi më efikas dhe më të mirë seç jemi”, tha Antonovski pas nënshkrimit.

SPGPM javën e kaluar e promovoi projektin kontratë-e drejtë e punës për punësim në media digjitale që synon përmirësimin e kushteve të punës, shpërblimin dhe respektimin e të drejtave të gazetarëve dhe punëtorëve të mediave.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button