Haradinaj: Kosova s’ka lejuar investimet kineze dhe ruse në telekomunikacion

Përfaqësuesi i AAK-së, Ramush Haradinaj është duke qëndruar për vizitë në SHBA.

Ai sot ka njoftuar se ka qenë pjesë e një forumi në Senatin Amerikan ku është biseduar për sigurinë kibernetike.

“Sot në Senatin Amerikan, mora pjesë në forumin e organizuar nga Senatori Inhofe Kryesues i Komitetit për Shërbimet e Armatosura dhe Gjenerali Jim Jones, rreth temës së kërcënimeve ndaj sigurisë duke e përfshi edhe atë kibernetike”.

“Në këtë forum, mes senatorëve dhe kongresmenëve të SHBA si dhe udhëheqësve nga Europa Juglindore, diskutuam për nevojën e ngritjes së kapaciteteve për të qenë më të fortë në mbrojtje nga kërcënimet e sigurisë dhe influencës se Kinës dhe Rusisë në sistemet e telekomunikimit”, ka thënë Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

“Siguria vjen e para! Kosova nuk ka rënë pre e kësaj influence pasi ka refuzuar investimet Kineze dhe Ruse e veçanërisht ka refuzuar kompanitë Kineze në fushën e telekomunikimit dhe 5G”.

Ai ka thënë se Kosova me krenari është rreshtuar ne krah të SHBA-ve dhe partnerëve të saj dhe ky qëndrim i qartë forcon partneritetin dhe miqësinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button