Basha: Do të ketë zhvillime të reja politike

Lulzim Basha: Dita e zhvillimeve politike sot dhe atyre që do të vijnë do të jetë plot me lajme, me prioritete, me zhvillime. Për një gjë ju siguroj, se gjithçka që po bëhet po bëhet për t’i shërbyer një qëllimi që shkon përtej Partisë Demokratike dhe opozitës, qëllimi për t’u dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe dalje nga kriza. Kështu që në këtë kuptim ndjehem i inkurajuar nga takimet sot dhe do të vazhdoj t’ju mbaj të informuar, transmeton OraNews.

Basha u duk optimist dhe tha se këto takime kanë vetëm një qëllim për tu dhënë shqiptarëve një rrugë shprese.

Kreydemokrati Lulzim Basha ka komentuar edhe njëherë takimin me ambasadoren e ShBA-së në Shqipëri, Yuri Kim.

Këtë herë përmes një postimi në Facebook ai shkruan se ajo do të ketë bashkëpunimin e opozitës me të gjitha angazhimet e vendit ndaj ShBA, e cila do të mbetet sërish një aleat i Shqipërisë.

Postimi i plotë në Facebook

“Kënaqësi e veçantë të mirëpres Znj. Yuri Kim, Ambasadoren e SHBA, aleatit dhe partnerit tonë strategjik.
E urova Ambasadoren Kim për detyrën e re dhe e sigurova atë për bashkëpunim të plotë të opozitës në përmbushjen e të gjithë angazhimeve të vendit tonë me SHBA.
Ndava me të pikëpamjet për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe e garantova për angazhimin e plotë dhe serioz të PD në zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës politike.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë në krah të popullit shqiptar ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë historisë së marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button