Projekt-raporti për metodologjinë e rishqyrtuar të negociatave aderuese

Bashkimi Evropian (BE) duhet ta miratojë dhe publikojë nesër projekt-raportin me të cilin vendeve-anëtare dhe Parlamentit Evropian u ofrohet  metodologji e rishqyrtuar e procesit të negociatave për zgjerim.

Komisioni Evropian insiston në atë se nuk bëhet fjalë për ndryshim të procesit, por për revizion të tij me qëllim që ai të bëhet më dinamik dhe më efikas, transmeton MIA. Revizioni i fundit i këtij procesi daton nga vitit 2003.

Siç tashmë dihet, dokumenti që duhet të publikohet nesër përmban katër shtylla: kredibilitet, menaxhim politik, dinamikë dhe parashikim gjegjësisht kushtëzim.

Kredibilitet:

Pjesa për kredibilitet përveç mbi angazhimet reformuese të vendeve kandidate e thekson edhe angazhimin e vendeve anëtare të BE-së, të cilat duhet ta plotësojnë premtimin ndaj vendeve të rajonit, kur ata i kanë plotësuar kushtet.

“Kur vendet partnere i plotësojnë kriteret objektive  dhe kushtet e etabluara objektive, vendet anëtare do të kontraktohen të kalojnë në nivelin e ardhshëm të procesit. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga keqpërdorimi i çështjeve të theksuara në procesin aderues. Në kuptimin e njëjtë, vendet anëtare dhe institucionet duhet të flasin me një zë në rajon, të dërgojnë sinjale të qarta ndaj mbështetjes dhe inkurajim dhe sinqerisht të flasin për mungesat kur i ka”, qëndron në dokumentin e Komisionit Evropian.

Kredibiliteti që ka qenë dukshëm i minuar pas samitit të tetorit të BE-së kur Franca e bllokoi hapjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut, duhet të “përforcohet”, thotë Komisioni Evropian “përmes fokusi më të fuqishëm ndaj reformave fundamentale”. Nën reformat fundamentale për rajonin nënkuptohet para se gjithash sundimi i drejtësisë dhe të drejtës. Në këtë pjesë, Komisioni Evropian mbetet në linjën e njëjtë se këto tema duhet të hapen të parat gjatë bisedimeve dhe të mbyllen të fundit. Progresin në këto fusha “do ta caktojë ritmin e plotë të bisedimeve”. Përveç sundimit të drejtësisë, reformat fundamentale janë edhe funksionimi i institucioneve demokratike dhe administratës publike, dhe përfundimisht reformat ekonomike.

Menaxhim politik:

Kjo ka qenë një nga kërkesat e Francës, e cila konsideron se procesi negociues është tepër teknik dhe burokratik dhe i cili kërkon që vendet anëtare të luajnë rol të madh në të.

“Është koha të vendoset natyra politike e procesit në krye dhe në qendër dhe të sigurohet menaxhim më i fuqishëm dhe angazhim i nivelit të lartë nga ana e vendeve anëtare. Kjo duhet të përfshijë krijim të rasteve të reja për dialog politik të nivelit të lartë me vendet përmes samiteve të rregullta BE – Ballkani Perëndimor dhe intensifikimi i kontakteve, sidomos në fushat ku harmonizimi shënon progres mirë dhe kriteret kyçe plotësohen. Ky angazhim i rritur mund të sjellë deri në pjesëmarrje të vendeve si monitoruese në takimet kyçe të Bashkimit Evropian, për tema që janë janë me rëndësi thelbësore për ta.

Një propozim i këtillë ka ardhur paradokohe edhe nga kryesimi kroat, i cili propozoi që qeveritë nga Ballkani Perëndimor të marrin pjesë në mbledhjet ministrore të BE-së për mjedisin jetësor.

Dinamikë:

Përmes kësaj shtylle propozohet ndryshim i strukturës së procesit negociues përmes të ashtuquajturve “grupime”, gjegjësisht blloqe tematike, të cilat i bashkojnë të gjitha 33 deri 35 kapitujt negociues: Grupimet do të ndaheshin në tema, si sundimi i drejtësisë, konkurrenca, tregu i  brendshëm, thotë KE-ja.

“Grupimet do të mundësojnë fokus më të fuqishëm mbi sektorët kyç në dialogun politik dhe do të sigurojnë kornizë më të mirë për dialogun politik në nivel më të lartë”, konsideron KE. Do të mundësojë të identifikohen reformat e rëndësishme dhe urgjente sipas fushës”, qëndron në dokument.

Grupimet do të hapeshin në tërësi, e jo sipas kapitujve, kuptohet pas plotësimit të kushteve për hapje (të njohura si bençmarks), qëndron në propozimin e KE-së.

Skriningjet do të udhëhiqeshin sipas grupimeve, e jo sipas kapitujve siç është tani. Pas skriningut, BE-ja dhe vendi kandidat caktojnë se cilat janë reformat kyçe dhe prioritetet. Pasi që ato kushte janë plotësuar, hapet gjithë grupimi me të gjitha kapitujt, të cilat i takojnë “pa kushte shtesë” dhe caktohen kushtet për mbyllje të çdo kapitulli në veçanti, e jo i gjithë grupimi.

Atje ku janë implementuar reforma të rëndësishme para hapjes, afati kohor mes hapjes së grupimit dhe mbylljes së kapitujve duhet të jetë i kufizuar, sipas mundësisë në afat prej një viti, varësisht nga progresi në reformat, propozon KE-ja.

Serbia dhe Mali i Zi, nëse duan mund të kërkojnë ta zbatojnë këtë mekanizëm të ri, por sipas këtij dokumenti  procesi i vjetër i bisedimeve mbetet valid për këto dy vende.

Projekti i BE-së nuk përgjigjet në dilemat nëse një grupim duhet të mbyllet para se të hapet një i ri.

Gjashtë grupime:

  1. Tema fundamentale (gjyqësi dhe të drejta themelore, drejtësi, liri dhe siguri, kritere ekonomike, institucione demokratike, administratë publike, furnizime publike, statistika, kontroll financiar).

2. Treg i brendshëm

3. Konkurrencë dhe rritje inkluzive

4. Agjendë e gjelbër dhe ndërlidhje e qëndrueshme

5. Resurse, bujqësi dhe kohezion

6. Politikë e jashtme

Largpamësi:

Shtylla e katërt e metodologjisë së rishqyrtuar  i përket sqarimit të asaj që BE-ja e pret nga vendet kandidate dhe cilat janë pasojat e progresit ose mungesës së progresit – kushtëzim pozitiv dhe negativ.

“Menaxhim më i fuqishëm politik dhe konferenca të rifokusuara ndërqeveritare do ta rrisin parashikueshmërinë për planifikimin në vitin e ardhshëm. Faktorët politikë në vendet do të kenë indikacion më të qartë çka duhet të bëjnë që të kenë progres. Kjo do të nënkupton theksim të asaj se cila grupime/kapituj mund të hapen dhe kur është rasti, cilat kushte të plotësohen që të ndodh kjo. Elementi kyç i procesit aderues i bazuar mbi meritat është kushtëzimi. Megjithatë, që të arrihet kjo, kushtet duhet të jenë të qarta që në fillim. Është me rëndësi që vendet kandidate të dinë se cilat janë kushtet sipas të cilave do të matet suksesi i tyre, ndërsa vendet anëtare të kenë qëndrim të qartë për atë që pritet nga kandidatët”, sqaron KE-ja.

Komisioni Evropian “do t’i definojë më mirë kushtet që kandidatët të avancohen”, thotë dokumenti. Këto kushte duhet të jenë “objektive, precize, të detajuara, strikte dhe të besueshme”.

Kur vendi me sukses përparon, procesi duhet të sjellë deri në integrim më të afërt me BE-në, gjegjësisht qasje më të madhe deri në tregun e BE-së, politikat e BE-së, fondet më të mëdha dhe investimet më të mëdha”, konsideron Komisioni.

Nga ana tjetër në rast të regresit, do të ketë “masa më vendimtare” për sanksionim të “ngecjes serioze dhe të përhershme ose regresit”. Vendet anëtare do të mund ta paralajmërojnë KE-në kur konsiderojnë se ndonjë vend shënon regres në reformat.

“Në raste serioze, KE-ja mund të parashtrojë propozime në çdo kohë vetë ose pas kërkesës së motivuar të vendit anëtar që të sigurojë përgjigje të shpejtë për situatën përmes procedurave të thjeshta, përfshirë edhe shumicën e kualifikuar të anasjelltë në Këshill.

Kështu, vendet anëtare do të mund të bllokojnë ose tërësisht të suspendojnë negociata me ndonjë vend kandidat. Në ato raste do të ngrihen edhe fondet përveç për shoqërinë civile, ndërsa qasja deri te programet e BE-së kufizohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button