Në këto data, mos u martoni kurrë

Meqë jemi ende në energjinë e 02/02/2020 dhe fuqisë së numerologjisë, rezulton se ka disa data specifike në të cilat është mirë të mos martohesh/fejohesh, transmeton KlanKosova.

Sipas studimeve të kryera, u arrit në përfundimin se datat që kanë lidhje të veçanta numerike (si p.sh, 02/02/2020) rezultojnë fatkeqe për martesat!

Pse 02/02/2020 është ditë kaq e rrallë!

Përveç datave të njëjta, edhe ato që ndjekin njëra tjetrën (11/12/13) nuk janë ide e mirë për t’i vendosur si datë që celebron dashurinë.

Ekspertë holandezë, analizuan martesat që 1999 deri në 2013-ën dhe vunë re se datat që ndjekin njëra tjetrën ose që përsëriten përkonin me më shumë martesa që përfunduan në divorc. Një tjetër ditë “ters” për t’u martuar, rezultoi edhe 14 shkurti. Kështu që atë ditë, mos bëni dasmë, thjesht shijoni Shën Valentinin.

Si shpjegohet kjo? Sipas kërkuesve, çiftet që martohen në data të veçanta ndikohen nga faktorë të jashtëm në marrjen e vendimeve lidhur me martesën e tyre, përfshirë kërkesën për një “datë të veçantë”, shkruan anabel. Pasi të lexoni këtë, çlirohuni nga përpjekjet për një datë kuptimplotë dhe vendosni të parën që përputhet me kushtet dhe mundësitë tuaja.

Supersticiozët të shmangin edhe datat më poshtë:

E premte e 13-të:

13 mars 2020

13 nëntor 2020

Përveç të premtes së 13-të, grekët dhe romakët e lashtë mendonin se një kapitull i ri jete nuk duhet bërë kur viti është me 366 ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button