Prezantuesja Filipovska: Paratë janë kthyer, emri im po përlyhet padrejtësisht

Moderatorja Lila Filipovska mohon që ajo ka qenë e përfshirë në mashtrim të firmës për ndërtim “Dan-Mak, prej nga vijnë akuza se atyre u janë marrë 250.000 euro për gjoja pjesëmarrje në projekte të BE-së për të ndërtuar shtëpi për persona të moshuar, shkruan Fokus, transmeton Portalb.mk.

Portali MKD.mk publikoi deklarata nga gjoja e mashtruara Ena Nornild, bashkëpronare e një ndërmarrjeje ndërtimi, e cila thotë se ajo para dy vitesh kishte parashtruar kallëzim penal kundër Bojan Jovanovskit dhe Filipovskës, kallëzim që, sipas saj, kishte qenë I harruar në sirtarin e ndonjë prokurori.

Lila Filipovska për “Fokus” sqaron se kohën e fundit kundër saj ka një fushatë të shfrenuar kundër saj, që I ka shkaktuar dëme të mëdha emrit dhe nderit të saj.

“Është gënjeshtër e pastër ajo që zonja e thotë, emrin e së cilës as që dua ta shqiptoj. Kjo fushatë e shfrenuar kundër meje po zhvillohet një kohë të gjatë, me botim të informacioneve të pasakta dhe gjysmë informacione. E vërteta është se paratë janë kthyer, për këtë dëshmi janë fletëpagesat që ua dërguam. Për momentin ka një procedurë civile e cili është duke u zhvilluar, e cila para përfundimit dhe nuk duhet të jetë në interes të publikut, por është e qartë që qëllimi është të shkel mbi nderin dhe reputacionin tim”, thotë Filipovska.

Ajo shton se emri i saj është abuzuar, pa e pyetur askush për anën e saj të storjes.

“Ky është një qëndrim jashtëzakonisht joprofesional dhe i jo korrekt nga gazetarët, të cilët nuk kërkuan deklaratë prej meje. Ndërsa personi në fjalë, ndërkohë, vazhdon të abuzojë me mediat dhe rrjetet sociale, në vend që ta lërë gjykatën të tregojë se kush ka të drejtë. Prandaj, avokatët e mi do të bëjnë parashtresat e duhura për deklaratat e rreme, si dhe për shkeljen e nderit dhe reputacionit tim”, thotë Filipovska.

Edhe avokati i saj, Valentin Pepeljugoski, thotë se paratë janë kthyer plotësisht.

“Nga ndërmarrja Dan-Mak bëjnë deklaratë të rremë se paratë e tyre nuk janë kthyer, gjë që nuk është e vërtetë dhe për këtë ekziston provë materiale. Ata flasin edhe për ndonjë fitim të humbur, gjë që është gjithashtu e pabazuar, sepse fitimi do të vinte vetëm nëse realizohej marrëveshja. Përndryshe, ne kemi paraqitur tre kallëzime penale për kompaninë, noterin dhe agjentin përmbarues dhe jemi në procedurë të padisë civile për një masë përmbarimore të përkohshme sepse një shumë e caktuar tashmë është konfiskuar nga llogaria e Filipovskës“, tha avokati Pepeljugovski.

“Fokus” kërkoi përgjigje edhe nga prokuroria, ndërsa ta mohojnë së lënda ishte mbajtur në sirtar.

“Kallëzimi penal fillimisht ishte hedhur poshtë, ndërsa pas apelimit në Prokurorinë e lartë, janë dhënë udhëzime për të kryer kontrolle plotësuese. Është vërtetuar se paratë ishin kthyer, për çka janë pashtruar fletëpagesa”, thonë nga Prokuroria.

Lila Filipovska, si dëshmitare në njërën nga seancat dëgjimore për çështjen “Reket”, ka dëshmuar se ajo I kishte dhënë hua 25 mijë euro Bojan Jovanovskit që ai të ngritur 1TV-në e tij.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button