Bekteshi: Publikohen njoftimet për subvencione për stufat me pelet, mbështetje për turizmin dhe zejtarinë

“Që nga fillimi i kësaj jave Ministria e ekonomisë ka filluar publikimin e thirrjeve publike që janë parashikuar në programet vjetore të Ministrisë së ekonomisë”, njoftoi kështu ministri I ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë konferencës së sotme për shtyp.

Deri tani janë shpallur njoftime për mbështetje për zejtarinë dhe turizmin ndërsa thirrja publike për subvencione për stufat me pelet do të shpallet nesër.

“Në pjesën e zejtarisë, dua t’ju informoj se dje u shpallën thirrjet publike për tri masa: për subvencionimin e zejtarëve, subvencione për shpenzimet për angazhimin e  çirakëve (masë të re) dhe bashkëfinancimin e projekteve për oda të zejtarëve për zhvillimin dhe promovimin e zejtarisë. Me këtë masë do të subvencionohen zejtarët dhe ushtruesit e veprimtarisë zejtare përmes bashkëfinancimit deri në 50% të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 180.000 denarë për: furnizimin e pajisjeve dhe veglave; rregullimin dhe përmirësimin e hapësirës afariste”, tha Bekteshi.

Për këtë  masë janë parashikuar mjete në shumën totale prej 4,5 milionë denarë.

Për masën për angazhimin e çirakëve nga ana e zejtarëve subvencionohen 75% e shpenzimeve si kompensim për angazhimin e çirakut, por jo më shumë se 30.000 denarë për aplikant.

“Ndërsa për masën bashkëfinancimi i projekteve të odave të zejtarëve për zhvillimin dhe promovimin e zejtarisë është parashikuar bashkëfinancimi prej 75% të shpenzimeve për realizimin e projekteve të odave zejtare që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe promovimin e zejeve në Maqedoninë e Veriut. Shuma maksimale e bashkëfinancimit të shpenzimeve për projekt është 250.000 denarë, dhe për këtë masë buxheti është 1.740.000 denarë”, informoi ministri.

Për sa i përket turizmit, ministri informoi se sot janë shpallur thirrjet publike për tre masa edhe atë: subvencione për amvisëritë e fshatit, për mbështetjen e manifestimeve, projekte dhe biznes forume në interes të zhvillimit të turizmit dhe për paraqitjen e interesit nga ana e objekteve hotelierike për akomodimin për pritjen e miqve për masën e Pushim për punëtorë me të ardhura të ulëta.

Dhe masa e fundit do të publikohet nesër më 05.02.2020 e që ka të bëj me kompensimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen e stufave me peleta, me të cilat amvisëritë do të zëvendësojnë stufat e vjetra të qymyrit, drurit, naftës ose mazutit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button