Prezantuesja Filipovska ka qenë autore e projektit për shtëpitë e pensionistëve të Boki 13, për honorar prej 250.000 euro

Edhe firma ndërtimore “Dan-Mak” ka qenë e mashtruar për 250.000 euro në skemën Bojan Jovanovski-Boki 13, për gjoja pjesëmarrje në projekte të BE-së për ndërtim të shtëpive për të moshuar. Këtë herë ndërmjetëse kishte qenë moderatorja Lila Filipovska, thotë personi i mashtruar Ena Nornild, bashkëpronare e kompanisë së ndërtimit. Dy vjet më parë ajo kishte ngritur aktpadi penale kundër Jovanovskit dhe Filipovskës, që ishte harruar në sirtarin e ndonjë prokurori. Është e paqartë përse ky rast nuk është pjesë e “Reket-it”, thotë Nornild, shkruan MKD, transmeton Portalb.mk.

Nornild tha për se ajo është thirr për herë të parë në Policinë financiare dje dhe 3-4 muaj më parë në Prokurori. Por pa rezultat.

Fatura e paguar
Fatura e paguar

“E gjitha filloi kur si fytyrë të sallonit tim të bukurisë “Miss An” e zgjodha Lila Filipovskën. Ishte diku në fillim të vitit 2017”, e fillon tregimi i saj, Ena Nornild. Bashkëpunimi kishte shkuar si zakonisht deri në verën e vitit 2017, kur Lila kishte ofruar një “marrëveshje të mirë biznesi” për firmën “Dan-Mak”.

“Më tha që ishte mikeshë e mirë e Boki 13, i cili kishte marrë një projekt nga BE për të ndërtuar shtëpi për kategori të personave të prekur dhe të moshuar. Autore e projektit kishte qenë Lila, Boki e kishte marrë atë nga BE, e unë duhej t’i paguaja 250.000 euro autorit të projektit për të marrë pjesë në ndërtimin e atyre shtëpive. Ajo më tha që në projekt kishte investuar paratë e saj. Unë nuk dyshoja për asnjë gjë, pasi fundja Lila asokohe akoma punonte për mua. Unë kërkova një takim me Bokin. Shkuam në shtëpinë e tij në Orman. Kur u futa brenda, gjithçka ishte nën shenjën e BE-së – flamuj, dosje, shënja, stilolapsa … Ai më tha që projekti ishte fituar tashmë, por ai ishte i mbrojtur, ndërsa detajet mund të shiheshin pasi të bëhej pagesa. Unë me avokatin tim përgatita kontratë, me klauzola ekzekutive për të dy palët nëse dikush nuk i respekton kushtet e kontratës”, tregon Nornild.

Ajo kurrë nuk e kishte parë projektin.

Më 21 qershor 2017, Lila duke qarë kishte hyrë në zyrën e Nornild dhe i kishte thënë që jeta e saj varej nga ajo nëse paratë nuk paguheshin pikërisht atë ditë. Pagesa ishte realizuar po atë ditë: 13.5 milionë denarë ishin transferuar në llogarinë e Lila Filipovskës, e cila atëherë, nën emrin e Lila Stojanovska, i ka konverutar denarët në 250.000 euro në kesh, tha Nornild.

Asnjë institucion shtetëror, as Policia financiare, BPM, as shërbimet e kontrollit të bankave … nuk kishin reaguar ndaj kësaj pagese të parave të gatshme.

Afati i fundit për ndërtimin e objekteve ka qenë 30 nëntori 2017. Nëse diçka do të shkonte keq, të njëjtën ditë do të duhej të aktivizohet klauzola ekzekutive e kontratës .

“Derisa ishim në takim me Boki 13, në telefon gjatë gjithë kohës I lajmërohej një person me emrin Stjepan nga Kroacia, i cili ishte pjesë e projektit dhe të cilit ishte dashur t’I dërgohen paratë. Para kesh. Ku përfunduan vërtet paratë nuk e di. Di vetëm se më 29 nëntor kam marrë një telefonatë nga Lila dhe Boki për t’u takuar në Hotel Park. Më thanë që projekti do të zgjatet, se kishte pasur rishikime dhe rifinancim dhe se tani afati ishte fundi i shkurtit 2018. Unë kam pranuar vetëm me kusht që klauzola ekzekutive të jetë e efektshme nga ajo datë. Unë përgatita një aneks, ndërsa më pas Lila më tha që me këshillë të Bokit ajo nuk mund të nënshkruante një aneks të tillë”, thotë Norrild.

Nornild më pas raportoi mashtrimin në zyrën e BE-së në Shkup, në Prokurorinë publike në Shkup, në Policinë financiare…

“Nga BE e deri më tani nuk kam asnjë përgjigje nëse ka ekzistuar ndonjë projekt i tillë ndonjëherë, nëse ka pas fonde të aprovuara për ndërtimin e shtëpive për pensionitë. Heshtje e plotë. Njëlloj sikurse nga prokuroria. Për kallëzimin tim penal kundër Lila Filipovskën për mashtrim dhe kundër Bojan Jovanovski për grup të struktuaruar kriminel ishte caktuar prokurorja Sanja BurjakovskaKitanovska. Aplikacioni qëndron ende në sirtarin e saj. Kjo periudhë është vazhdimisht e munguar, e dhimbshme, në udhëtime, pas pushimeve… Nuk kam dyshim se ky është një grup i organizuar, i mbrojtur nga qeveria. Kjo është pothuajse e njëjta skemë me atë të biznesmenëve Siljan Micevski, ndërmarrja nga Struga “Drim bilding” … Unë nuk e kuptoj pse ky rast nuk është pjesë e ‘Reket-it’. Prokuroria i ka të gjitha dokumentet, deklaratën time, këtë që po ua them e kanë edhe në prokurori … Por asgjë. Heshtje e plotë. Pasi e postova fletpagesën për Lila Filipovskë, 2-3 ditë më parë në Facebook, dje menjëherë më thirrën për të dhënë deklaratë raportuar në Policinë financiare. Çfarë pritej 2 vjet? Kush e mban rastin ti 2 vjet? Edhe një herë – nuk kam dyshim fare se këtu ka të përfshirë figura shumë më të larta nga aparati jonë shtetëror”, thotë Nornild.

Ka edhe një absurd tjetër: klauzola ekzekutive e kontratës me Lila Filipovskën nënkuptonte të drejtën e Dan-Mak” për të kthyer paratë. Por përmbaruesi i “Dan-Mak” kanë gjetur që e gjithë prona e Filipovskës është hipotekuar në banka.

Lila Filipovska, si dëshmitare në njërën nga seancat dëgjimore për çështjen “Reket”, ka dëshmuar se ajo I kishte dhënë hua 25 mijë euro Bojan Jovanovskit që ai të ngritur 1TV-në e tij.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button