Kryeministri Kurti: Qeverisja jonë është pasqyrë në të cilën qytetarët e shohin vetveten

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur mbledhjen e parë të Qeverisë – atë ceremoniale pas pranimit të detyrës si shef i ekzekutivit.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kurti u shpreh se Qeveria e re do të jetë pasqyrë ku qytetarët do të duan ta shohin çdo ditë veten, njofton Klan Kosova.

”Ky kabinet është i qytetarëve dhe ne punojmë për ta. Energjia dhe entuziazmi i qytetarëve duhet të jetë motor për punën tonë dhe s’duhet të pushojmë derisa ta shpërblejmë qytetarin”.

”Më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve që na presin. Programi ynë është ambicioz aq sa janë pritjet e qytetarëve”.

”Sytë e popullit tashmë janë tek ky ka binet qeverisës, rrjedhimisht tek secili prej jush. Do të ishte mirë që secili prej nesh të mësojmë përmendësh programin me LDK-në sepse me të do të flemë në mbrëmje e do të zgjohemi në mëngjes”.

”Ministri i Bujqësisë do të kalojë më shumë kohë me fermerët e Ministri i Shëndetësisë me mjekët dhe pacientët e të mos jepni urdhëra nga kolltuqet. Shanset për sukses i kemi të mëdha por duhet të punojmë”.

”Partitë i kemi në Parlament e këtu punojmë si ekip. Në këtë Qeveri do të jemi Qeveria e Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim dera ime është e hapur në çdo ditë në çdo kohë në çdo minut. Qëllimet i kemi të mira e dëshirat për suksese të mëdha”.

”Mbështetjen e gjeni tek unë, e tek njëri-tjetri e tek njëra-tjetra. Dhe jam i bindur që tashmë ky shans është i duhuri për të treguar shkathtësitë tuaja. Qeverisja jonë është pasqyrë në të cilën qytetarët e shohin vetveten –  le të jetë kjo një pamje të cilën ata duan ta shohin vazhdimisht”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button