Prokuroria ngriti akuzë për personin që e kërcënoi me vrasje Zaevin derisa ishte kryeministër

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar akuzë kundër një personi i cili ngarkohet se ka kryer vepër penale “Rrezikim të sigurisë” pasi që më 23.07.2019 disa herë e ka kërcënuar me vrasje kryeministrin e asaj kohe, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

“I akuzuari nëpërmjet rrjetit social Fejsbuk, ka publikuar disa herë kërcënime se do të kryejë vepër penale për të cilën parashikohet dënim me burg prej së paku 5 vjet. Kërcënimet kanë qenë në drejtim të kryeministrit të Maqedonisë së veriut. Komentet e publikuara kanë thirrur në likuidim të të dëmtuarit dhe e kanë rrezikuar sigurinë e tij”, thonë nga Prokuroria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button