Dr. Hans Kluge, drejtor i ri i OBSH-së për Evropë

Bordi ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot se në pesë vitet e ardhshme Dr. Hans Kluge, shtetas belg, do të jetë drejtori i OBSH-së për Evropën.

Ai do të drejtojë punën ndërkombëtare të shëndetësisë në mbi 53 vende në rajonin evropian të OBSH-së, kështu duke shërbyer 900 milionë njerëz, thuhet në kumtesën nga zyra rajonale e OBSH-së për Evropën.

Duke sqaruar vizionin e tij për shëndetësinë, Dr. Kluge komentoi: çdo fëmijë, çdo grua dhe çdo burrë në rajonin tonë të bukur dhe të llojllojshëm ka të drejtën e shëndetit. Unë jam i përkushtuar që të bëj veprime të bashkuara për shëndet më të mirë, transmeton MIA.

“Do të thotë të aplikoni të dhënat dhe provat më të mira, kërkoni investime në rritjen e kujdesit shëndetësor, përforcimin e sistemeve tona shëndetësore për plotësimin e nevojave të njerëzve dhe zgjerimin e qasjes gjithëpërfshirëse dhe jodiskriminuese në kujdesin shëndetësor për të gjithë. Duke bërë kështu, ne do krijojmë shoqëri të ndershme, të lumtur, të qëndrueshme për brezat e ardhshme”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button