Nisin bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB-ja për Libinë

Zyrtarët ushtarakë nga fraksione rivale në konfliktin e Libisë, kanë nisur bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara në Gjenevë, me qëllim të arritjes së armëpushimit pas 10 muajve të luftimit në periferi të kryeqytetit, Tripoli.

I ashtuquajturi “Komisioni i Përbashkët Ushtarak i Libisë” përfshin pesë zyrtarë të lartë të komandantit, Khalifa Haftar dhe pesë zyrtarë të Qeverisë së njohur ndërkombëtarisht në Tripoli, transmeton REL.

Haftar ka nisur ofensivë nga muaji prill për të marrë kontrollin e Tripolit.

Si pasojë e këtyre luftimeve janë zhvendosur më shumë se 150,000 persona, pa harruar edhe përfshirjen e fuqive të huaja në to.

Bisedimet ushtarake vijnë dy javë pas një samiti ndërkombëtar të mbajtur në Berlin, i cili ishte fokusuar në gjetjen e një zgjidhjeje politike, dhe zbatimin e embargos për armët që është shkelur së fundmi.

Haftar mbështetet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Jordania, Rusia dhe Franca, derisa qeveria përkrahet nga Turqia.

Diplomatët kanë thënë se bisedimet e Gjenevës synojnë të ndërtojnë besim dhe të krijojnë një mekanizëm për vëzhgim të armëpushimit.

Këto bisedime janë duke u ndërmjetësuar nga përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara, Ghassan Salame.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button