Sela: Pas 48 orëve do të bëhet publike oferta e ASH-së për koalicion (VIDEO)

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela sot pas mbledhjes me organet e partisë tha se  do të dërgojnë ofertë konkrete deri tek subjektet politike me të cilat mund të realizojnë koalicion parazgjedhor dhe se  brenda 48 orëve do të kuptohet gjithçka rreth koalicionit të mundshëm, transmeton Portalb.mk.

“Në 2017 ne kemi zgjatur dorën në zgjedhjet lokale dhe jemi marrë vesh që kurdo që të bëhen zgjedhjet parlamentare ne e kemi bërë një koalicion atëherë. Për fjalën e dhënë dhe për të qenë serioz për atë që kemi thënë në 2017 ne vazhdojmë që t’i qëndrojmë asaj. Vlerësojmë se ASH i fiton zgjedhjet dhe koalicionet që do të bëjë ASH do ta vulosin dhe do ta garantojnë fitoren e 12 prillit sepse ndryshimi nuk është luks por domosdoshmëri që i duhet shoqërisë shqiptare, pasi që 18 vite ne jetojmë në monizëm politik”, tha Sela.

Ai nuk e shpalosi ofertën, duke thënë se do të presin 48 orë për përgjigje nga partitë dhe më pas do ta bëjnë të njejtën publike.

Para nisjes së konferencës, Ziadin Sela e uroi Albin Kurtin për marrjen e postit të kryeministrit në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button