Shqiptari dhe 3 të rinj të tjerë shkatërruan lokalin e natës, “luftë” me karrige e stola

Katër persona në pranga dhe një vend i shkatërruar, transmeton OraNews.

Ky është bilanci i një nate të çmendur në një lokal në Milano mbrëmjen e djeshme ku plasi një sherr masiv.

Corsa di Porta Ticense u kthye në një arenë të vërtetë luftimesh ku pati gota, karrige dhe tavolina të thyera.

Ngjarja filloi menatën e së dielës ku katër persona, 2 shtetas italianë, 1 moldav dhe një shqiptar filluan të debatonin.

Më pas situata agravoi dhe të katërt personat u përleshën me shkelma e grushta si dhe me karriget e tavolinat.

Pronari i lokalit njoftoi policinë të cilët mbërritën menjëherë. Pavarësisht se të rinjtë u larguan, karabinierët arritën t’i identifikonin dhe t’i arrestonin.

Fatmirësisht askush prej tyre nuk kishte dëmtime serioze, por ajo që lanë pas në lokal ishte shkatërrim total.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button