U rritën kërkesat për shtetësi në Maqedoninë e Veriut
Gjatë vitit 2019, te Avokati i Popullit, kërkesa më e madhe ka qenë në lidhje me shtetësinë, kryesisht nga shqiptarët.
Derisa në vitin 2018-të, te zyra e Avokatit të popullit ishin dorëzuar vetëm 12 ankesa në lidhje me shtetësinë.
“Vitin e kaluar, 70 ankesa janë dorëzuar në zyrën e Avokatit të popullit në lidhje me fushën e gjendjes civile, përfshirë procedurën e pranimit të shtetësisë. Nga këto, gjithsej 22 ankesa adresojnë pikërisht këtë problem – pamundësinë për të marrë nënshtetësi”, deklaruan nga Avokati i popullit.
Problemi kryesor në këtë çështje për qytetarët mbetet mungesa e sqarimit, argumentimit, arsyetimit të refuzimit të shtetësisë.