Irani i jep fund bashkëpunimit me Ukrainën për aeroplanin e rrëzuar

Irani ka pushuar bashkëpunimin me Ukrainën në hetimet për aeroplanin e rrëzuar ukrainas nga një raketë iraniane muajin e kaluar, transmeton REL.

Si pasojë e këtij incidenti kanë vdekur 176 persona që kanë qenë në bord.

Ky lajm vjen pasi disa të dhëna tregojnë se Irani ka pasur njohuri menjëherë se ka rrëzuar aeroplanin.

Irani fillimisht nuk ka pranuar rrëzimin e aeroplanit më 8 janar, mirëpo presidenti ukrainas, Volodomyr Zelenskiy ka thënë se një bisedë e publikuar e pilotit me zyrtarë të kontrollit ajror, ka treguar se Irani e ka ditur menjëherë se ka qëlluar aeroplanin me raketë.

Në atë kohë, Irani ka qenë i alarmuar për shkak të nisjes së raketave balistike në dy baza ushtarake në Irak, si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani me dron amerikan në Bagadad.

“Ne nuk do të ofrojmë më asnjë dokument për ukrainasit”, ka thënë udhëheqësi i ekipit iranian të hetuesve, Hassan Rezaeifar, për agjencinë e lajmeve në Iran, Mehr.

Pas kritikave të ashpra për këtë incident, Irani ishte pajtuar për të bashkëpunuar në hetime me “ekspertë të huaj”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button