U mbushën rrugët me qen e mace të hedhura nga ballkoni

Në disa foto të shpërndara në media shihen se trotuaret janë mbushur nga qen dhe mace të gjakosur dhe të ngordhur. Rastet të tilla janë hasur në Tianjin City në provincën Hebei aty ku shpërtheu edhe virusi. Por jo vetëm pasi qen dhe mace të hedhura nga lartësitë janë gjetur edhe në Shanghai, transmeton Koha.net.

Një banor ka rrëfyer edhe një rast ku qeni ishte hedhur nga pallati nga pronarët e tij. Ngjarja ndodhi në 4 të mëngjesit ndërsa zhurma e përplasjes së qenit mbi një makinë kishte krijuar idenë e një shpërthimi duke zgjuar të gjithë banorët e kompleksit të pallateve.

Ndërkohë për sa i përket shpërndarjes së virusit nga kafshët Organizata botërore e shëndetit thotë se: “Nuk ka prova që tregojnë se kafshët shtëpiake si macet dhe qentë mund të shpërndajnë koronavirusin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button