Balla: Do t’i nxihet jeta kriminelëve

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se të fortëve do tu nxihet  jeta. Duke folur për paketën anti-KÇK, Balla tha se të gjithë ata persona të përfshirë në veprimtari kriminale do ti verifikohet dhe sekuestrohet pasuria, transmeton OraNews.

Balla: Nga ky krah i sallës nuk ka për të pasur kurrë askush që do të jetë kundër të çuarjes së reformës në drejtësi dhe po e them shqip, nxirjes së jetës  së kujdo që është i përfshirë në veprimtari kriminale dhe që ne kemi sot, për shkak të ngritjes së institucioneve të reja. Është ngritur SPAK-u o Lulzim dhe ka e ka detyrë funksionale verifikimin. Policia e Shtetit edhe sot e ka detyrim, por ne kemi vendosur afate. Edhe sot e ka të identifikojë të monitorojë persona të përfshirë. 

Ka 30 vjet në këtë vend që ka lloj lloj krimineli që ka shkuar në burg, ka bërë dhe burg dhe pastaj nuk i është verifikuar aspak pasuria. Të gjitha të verifikohen. Në nenin 2-3 të përcaktuar qartë në aktin normativ si vepron ligji, kur je në proces verifikimi apo ke vendim të formës së prerë, për verifikimin e pasurisë nuk përfshihesh. Çfarë ka ndodhur këtu, je arrestuar për drogë, ke bërë burgun për drogë, pasurinë ta gëzosh. Po pse kështu duhet të jetë?! Në cilën vend të botës është që ti dënohesh për veprimtari kriminale, pasurinë e ke vënë përmes veprimtarisë kriminale dhe ty nuk të konfiskohet pasuria. Këtë përgjigje kisha për Lulzim rrugë humburin, jo për ju që e keni gjetur rrugën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button