“E Shkupit” që është blerë para më shumë se katër vitesh duhet të zëvendësohet me kartelë të re

Qytetarët të cilët të parët e kanë blerë kartelën e personalizuar “eShkupit” për përdorim të transportit publik para më shumë se katër vite do të duhet ta zëvendësojnë me të re. NQP – Shkup për momentin është në procedurë të blerjes së kartelave dhe biletave të reja elektronike, me tender që ishte shpallur me afat deri më 30 janar. Kompania do të blejë kartelat e reja kohë-pas-kohe, e me qëllim të plotësimit të nevojave për zëvendësimin e kartelave të deritanishme të personalizuara, transmeton Meta.mk.

Afati i vlefshmërisë së biletave mujore për transportin publik të Shkupit është maksimum 4 vite, ashtu që ata që i kanë blerë kartelat “eShkupit” para vitit 2016 do të duhet të blejnë kartelë të re të personalizuar që kushton 200 denarë.

“Sistemi për arkëtim elektronik të biletave nuk mundëson vazhdim të afatit të vlefshmërisë së këtij lloji kartelash pa zëvendësim të tyre – theksojnë nga NQP”,  Shkup për “Meta.mk”.

Qytetarët të cilëve u ka skaduar afati i kartelës së personalizuar, do të duhet sërish të shkojnë deri në qendrat për personalizim të NQP-së në Qendrën Transportuese, Karposh 2 ose në Aerodrom afër QT Kapitoll. Që të mos mbeten pa biletë mujore për vozitje, qytetarët në këto tre lokacione mund të informohen për afatin e vlefshmërisë për kartelën e tyre “eShkupit”, nëse nuk janë të sigurt kur ajo është përpunuar.

Domosdoshmëria për zëvendësim të kartelave të personalizuara elektronike “eShkupit” është në pajtim me vendimin për Sistem të Integruar Tarifor për transport të pasagjerëve në Qytetin e Shkupit nga viti 2015, në të cilën është theksuar se afati i vlefshmërisë së kësaj kartele është 4 vite.

Dallimi i vetëm që do të mund ta vërejnë qytetarët te kartela “eShkupit” është dizajni i saj. Në vend të objekteve nga projekti “Shkupi 2014”, në kartelat e reja elektronik ka motive nga Muzeu i Qytetit të Shkupit dhe Kalaja e Shkupit. Mënyra e përdorimit të këtyre kartelave në transportin publik të Shkupit do të mbetet identike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button