Irak, numri i të vdekurve gjatë protestave arrin në 556

Numri i personave të vdekur gjatë protestave antiqeveritare në Irak është rritur në 556, tha Komisioni i Lartë i Pavarur për të Drejtat e Njeriut në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shifra u bë e ditur përmes një deklarate nga Ali al-Bayati, përfaqësues i komisionit, në të cilën thuhet se ata të cilët dyshojnë në këtë bilanc duhet t’i paraqesin provat e tyre.

Iraku është tronditur nga protestat masive që nga fillimi i tetorit kundër kushteve të këqija të jetesës dhe korrupsionit, të cilat e detyruan kryeministrin Adil Abdul-Mahdi të japë dorëheqjen në nëntor, edhe pse ai ngeli ushtrues i detyrës.

Presidenti Barham Salih caktoi ish-ministrin e Komunikimeve Mohamed Tawfiq Allawi si kryeministër të ri të shtunën dhe e udhëzoi atë që të formojë një qeveri të re.

Sipas Amnesty International dhe deklaratave të mëparshme të presidentit Salih, gjatë protestave janë vrarë më shumë se 600 persona.

Komisioni më herët ka njoftuar se më shumë se 17.000 njerëz janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button