RMV, DHPM paralajmëroi për nesër reshje shiu dhe bore

 Ndryshim i konsiderueshëm i motit dhe reshje të shiut, të cilat nesër në mbrëmje në pjesët veriore në shumë vende do të kalojnë në dëborë, paralajmëroi Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike.

Do të fillojë të fryej erë e përforcuar veriore e cili do të kushtëzojë ulje të konsiderueshme të temperaturave, prandaj të mërkurën reshje të dëborës do të ketë në pjesën më të madhe të vendit.

Nëpër male, posaçërisht në perëndim shtresa e dëborës do të rritet për rreth 20 centimetra, ndërsa shtresë më e vogël e dëborës pritet të formohet edhe në pjesën më të madhe të vendit.

Nga e enjtja do të mbizotëroj mot i ndryshueshëm me vranësira, erë dhe pak më ftohtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button