Apeli vendosi, Boki 13 do të mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë kërkesën e të akuzuarit në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski (Boki 13) për shfuqizim të paraburgimit, njofton Portalb.mk.

Boki 13 do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim pasi që gjykata e shkallës së dytë e ka refuzuar ankesën e tij. Avokati i Jovanovskit kërkoi që t’i shfuqizohet paraburgimi për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Që nga arrestimi i tij, gjegjësisht 8 muaj më parë, nga burgu ai është dërguar në spital mbi 50 herë.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button