Tetovë, ende nuk është hapur prokurimi publik për furnizim të autobusëve

“I kemi siguruar të gjitha mjetet, dokumentacioni është gati dhe sipas kësaj në janar mund të fillojmë procesin e prokurimit të pesë autobusëve”, ishin këto fjalët e kryetares së Komunës së Tetovës, vetëm një ditë para vitit të ri 2020, në një konferencë për shtyp. Megjithatë, muaji janar kaloi kurse procedura për prokurimin e pesë autobusëve ende nuk ka filluar, ngaqë prokurimi publik për furnizim ende nuk është hapur, shkruan Portalb.mk.

Gazetari i Portalb.mk kontaktoi me Komunën e Tetovës për të marrë informata mbi atë se deri ku është ky proces, nga ku edhe na informuan se ende nuk është hapur prokurimi publik për furnizim.

“Sa i takon çështjes se transportit publik ne qytetin e Tetovës ne ketë fillim vit është nënshkruar kontrata mes Komunës se Tetovës dhe Bankës Botërore për furnizim me 5 autobusë te rinj, dhe momentalisht bëhen përgatitjet finale për hapjen e prokurimit publik për furnizim, dhe posa e njëjta te hapet i gjithë opinioni publik do te jete i informuar për atë se kur mund qe te njëjtit te vendosen në funksion” thanë nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk.

LEXO:Arifi: I kemi siguruar mjetet, Tetova shumë shpejtë do të ketë pesë autobusë

Premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“,  ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017. Ky premtim i Arifit nuk është realizuar. 

Të njëjtin premtim, Arifi e dha një konferencë për shtyp vetëm 1 muaj më herët, ku sipas të cilës të gjitha dokumentacionet për furnizimin e Tetovës me pesë autobusë janë kryer, dhe se prokurimi i tyre pritej të bëhet në fund të muajit janar.

“Kemi siguruar mjete nga banka botërore prej 72 milion e gjysmë denarë për furnizim me pesë autobusë për ndërmarrjen e transportit publik, dëshiroj të ju informoj se dje nga Ministria e Financave na është dërguar marrëveshja për ta nënshkruar kontratën dhe fillimin e procedurave për prokurimin e autobusëve. Sipas kësaj siç janë duke shkuar punët, mendojmë se në janar mund të fillojmë procesin e prokurimit të këtyre pesë autobusëve” tha Teuta Arifi me datë 30.12.2019.

Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës në shtator të këtij viti për herë të dytë e ka themeluar ndërmarrjen për transport publik “Tetova Transport”, pasi e para nuk ka arritur të vihet në funksion dhe e njëjta ka pushuar së vepruari automatikisht shkaku i afateve ligjore për funksionalizim të së njëjtës, kurse në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal, u votua edhe statuti i kësaj ndërmarrje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button