Lëvizja “Anti Bixhoz” deputetëve, a t’ju besojmë kur i financoni apo “dislokoni” kazinot? (VIDEO)

A ishit më të sinqertë kur na premtuat dislokimin e objekteve të lojërave të fatit apo kur votuat sponzorizimin e aparateve për bixhoz, ishte kjo pyetja drejtuar deputetëve të Maqedonisë së Veriut nga organizata joqeveritare “Lëvizja Anti bixhoz” sot, përmes një video incizimi. Ata bëjnë thirrje që sa më shpejtë të votohet ligji për lojërat e fatit, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse kanë ngelur vetëm dhjetë ditë nga shpërbërja e Parlamentit, ligji i ri për lojërat e fatit ende nuk është dërguar në parlament për votim, një ndër çështjet që nuk mund të merren vesh partitë është dislokimi i objekteve ku luhen lojërat.

LEXO: RMV, në vend se të miratohet Ligj i ri që do të kufizojë kumarin, blihen aparate të reja!

Nga Lëvizja “Anti Bixhoz” i bëjnë përpjekjet e fundit që ky i fundit të hyje në seancë për votim, përmes një video incizimi, nga kjo lëvizje parashtruan disa pyetje publike për deputetët si dhe ju bënë thirrje që urgjentisht të përshpejtojnë procedurën për votimin e ligjit.

“Në RMV ndodhin gjëra trishtuese, gjëra jo logjike dhe jo të natyrshme. Ata që janë në vendimmarrje mendojnë të pasurohen në kurriz të popullit. A thua vallë ata mendojnë se ne ju besojmë? I pyesim liderët dhe deputet e të gjitha subjekteve politike, kur kanë qenë më të sinqertë, kur na premtuan mbështetje për dislokimin e objekteve të lojërave të fatit apo kur votuan për sponzorizimin e bixhozit me 14 milion euro për aparate në një afat 20 mujor?” thanë nga Lëvizja “Anti Bixhoz”

Ata bëjnë thirrje deri te liderët dhe deputet që urgjentisht t’a votojnë ligjin për lojërat e fatit, në të kundërtën sipas tyre të njëjtit do të ndëshkohen nga populli.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë juve që do të votoni leni anash lojërat e dyfishta,ju deputet te LSDM – së është koha të përmirësoni gabimet tuaja,është koha të mos mbështeteni në interesa por të shpëtojmë nga epiteti Las Vegas i Ballkanit. Mos u mundoni të hidhni fajin tek subjekti tjetër pasi nuk do të tolerojmë dhe do t’ju demaskojmë me emër e mbiemër nëse votoni kundër interesit të popullit e pastaj do të përballeni me ata që luftojnë për bukën e gojës” thanë nga Lëvizja “Anti Bixhoz”.

Ndryshe, vetëm tre javë më herët Video-Lotaria e Maqedonisë së Veriut nënshkroi marrëveshja me një kompani bullgare për furnizim me 1,500 aparate për kumar, vlera e të cilave arrin deri në 6.5 milion euro.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button