MPB e arrestoi personin i cili e plagosi policin në Veles

Sot rreth orës 10 zyrtarët policor e kanë privuar nga liria personin Gj.K. (31) nga Velesi, i cili dje ka gjuajtur me armë zjarri një zyrtar policor, njoftojnë nga MPB, transmeton Portalb.mk.

Ai, dje në orën 10:15 përpara kishës “Shën Spasi”, te varrezat e qytetit në Veles, zyrtarit policor E.M. ia ka marrë pistoletën dhe ka gjuajtur drejt tij.

Paraprakisht, ai bashkë me tre persona fizikisht i kanë sulmuar tre policë, të cilët ishin duke kryer kontrolle.

Tre sulmuesit janë arrestuar dje në stacion policor.

Pas pastrimit të plotë të rastit, kundër tij do të dorëzohet padi përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button