Dojrani në referendum refuzoi partneritet publiko-privat për ujësjellësin dhe kanalizimin

Banorët e Komunës së Dojranit në referendumin e mbajtur dje nuk dhanë dritë jeshile për nënshkrimin e marrëveshjes për partneritet publiko privat për shërbimet komunale për ujësjellës dhe kanalizim, njofton Portalb.mk.

Në deklarimin në referendum kanë dalë rreth 53% të qytetarëve të regjistruar (2.622 qytetarë) me të drejtë vote, por shumica e tyre kanë qenë kundër nënshkrimit të marrëveshjes për partneritet publiko privat, me të cilin duhej të menaxhohen shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit në 30 vitet e ardhshme.

“Qëllimi ynë ishte që ta dëgjojmë zërin e qytetarëve për atë vendosëm për referendum. Sipas informatave të para, edhe pse nuk kemi numër të saktë, pjesa më e madhe e qytetarëve janë deklaruar kundër që ta  vazhdojmë procedurën, që do të thotë se për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit nuk do të ketë partneritet publiko-privat. Tani për përmirësimin e ujësjellësit dhe kanalizimin në komunë do të kujdesemi me mjetet tona, por edhe me sigurimin e fondeve prej donatorëve ndërkombëtar”, tha kryetari i Komunës, Ango Angov.

Sipas draft-marrëveshjes së Komunës për partneritet publiko-privat, nëse qytetarët do të deklaroheshin pozitivisht, investuesi potencial do të duhej që në 3 vitet e ardhshme të investojë 8.1 milionë euro në infrastrukturën e kanalizimit dhe ujësjellësit në komunë, ndërkaq me këto shërbime komunale do të udhëheqë në 30 vitet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button