U arrestua qytetari nga Tetova, dyshohet për dhunë ndaj gruas dhe djalit

Ministria për punë të brendshme (MPB) raportoi se në Tetovë është arrestuar 59 vjeçari L.B, transmeton Portalb.mk.

“Më 01.02.2020 në rrugën “Crnotravska” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë arrestuan L.B. (59) nga Tetova, pasi dyshohet se ka kryer vepër penale ‘rrezikim i sigurisë’”, deklarojnë nga MPB.

Dje në orët e pasdites bashkëshortja dhe djali i tij e kanë paraqitur atë në polici.

Ata raportuan se ai ka kryer dhunë familjare, në momentin kur është kthyer në shtëpi në gjendje të alkoolizuar. Ai në këtë gjendje, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas.

Djali gjithashtu raportohet se ka qenë viktimë e dhunës fizike, derisa ka tentuar të ndërprenë konfliktin ndërmjet prindërve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button