Juve planifikoi mega-ofertën për Van Dijk

Juventus po planifikon një ofertë të çmendur për mbrojtësin e Liverpool, Virgil van Dijk. Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike, që zbulojnë se bardhe-zinjtë kanë nisur bisedimet për të marrë holandezin në “Juventus Stadium”, transmeton OraNews.

The Sun raporton se duhet të fitojë Van Dijk në Premier League me Liverpool këtë sezon, siç duket me shumë mundësi, atëherë 28-vjeçari ka arritur gjithçka që ka mundësi në Angli.

Gazeta angleze “The Sun” shkruan se Juventus është i gatshëm të një ofertë prej 150 milionë euro për Van Dijk. 28-vjeçari do të formonte një dyshe perfekte së bashku me kolegun e tij te kombëtarja,  Matthijs de Ligt që u ble verën e shkuar për 75 milionë euro.

Bardhezinjtë blenë gjithashtu Merih Demiral dhe Cristian Romero verën e kaluar. Sidoqoftë Romero po e kalon sezonin në huazim te Xhenova dhe Demiral e ka mbyllur sezonin pasi pësoi një dëmtim në gju kundër Romës muajin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button