U qëllua me katër plumba një polic me armën e tij, derisa ishte në kontroll

Derisa ishte në detyrë, u qëllua polici 46 vjeçar E.M. me katër plumba në Veles, transmeton Portalb.mk.

I plagosuri u dërgua menjëherë në Qendrën klinike në Shkup, derisa mbante akoma plumbat në bark.

Nga SPB-Veles deklarojnë se ai ishte plagosur para kishës “Sv.Spas”, tek varrezat e qytetit, derisa u sulmua nga katër persona. Njëri nga ata kishte marrën armën zyrtare të policit, me të cilën e kishte plagosur.

Polici i plagosur fillimisht ishte dërguar me veturë private në Spitalin e Velesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button