Qytetari i RMV-së që ishte në Kinë u evakuua me sukses

Ministria për punë të jashtme (MPJ) raportoi se një shtetas i RMV-së, vet ka shprehur vullnet që të evakuohet nga qyteti kinez Vuhan, gjë që e ka mundësuar ambasada e RMV-së në Peking dhe Paris, transmeton Portalb.mk.

Gjendja e tij shëndetësore është mirë, pasi nuk ka shenja të virusit korona.

MPJ theksoi se është në komunikim me këto dy ambasadat dhe qeveritë e këtyre shteteve.

Procedura për evakuim ishte në kuadër të Programit për evakuim në Francë, e cila për këtë qëllim organizoi fluturim special, fluturim që u ndal në një bazë ushtarakë në jug të Francës.

Para se të shpërndahen nëpër shtetet e tyre, qytetarët do të evakuohen 14 ditë në karantinën e një qyteti të vogël jugor francez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button