Të gjitha ndryshimet normale të trupit gjatë shtatzënisë

Para se të mbeteshit shtatzënë, mitra juaj peshonte rreth 57 gramë dhe mund të mbante më pak se 14 gramë. Me kalimin e kohës, pesha e saj mund të jetë 20-fishuar, pra ajo ka arritur thuajse peshën 1.1 kilogramë dhe në të njëjtën kohë, është zgjeruar për të mbajtur fëmijën, placentën dhe rreth një të katërtën e lëngut amniotik, transmeton KlanKosova.

Çfarë po ndodh dhe ku? Në fund të këtij muaji, pas 40 javësh rritjeje dhe ndryshimesh, do të filloni të ndieni dhimbjet e lindjes, e gradualisht, do të kaloni në procesin e lindjes. Për pasojë, do të sillni në jetë një qenie të re njerëzore, një djalë apo vajzë unike.

Sistemi i frymëmarrjes. Edhe gjatë kësaj periudhe mund të keni vështirësi në frymëmarrje. Nëse fetusi kalon në pikën më të ulët të legenit para se t’ju fillojnë dhimbjet e lindjes, gjë që zakonisht ndodh te nënat që lindin për here të parë, mund të ndieni presion mbi diafragmë. Megjithatë, shumë gra përjetojnë vështirësi në frymëmarrje gjatë shtatzënisë, për shkak se rritja e fetusit ushtron presion në kafazin e kraharorit.

Aparati i tretjes. Njëlloj si gjatë muajve të fundit, aparati i tretjes vazhdon të veprojë ngadalë. Ju mund të vuani ende nga urthi dhe kapsllëku. Nëse fëmija lind gjatë këtij muaji, këto simptoma mund të përmirësohen. Tretja mund të jetë më e lehtë, nëse mbi barkun tuaj ushtrohet më pak presion.

Gjoksi. I stimuluar nga hormonet estrogjen dhe progesteron, gjoksi është plotësisht gati për të ushqyer foshnjën me qumësht. Me afrimin e lindjes, thithat mund të fillojnë të rrjedhin kulloshtër, lëngu i verdhë proteinik që prodhon gjoksi në fillim. Mirëpo gjatë shtatzënisë, thithat e disa grave mund të hyjnë brenda. Mos u shqetësoni nëse këtë fenomen e vëreni edhe në gjoksin tuaj. Një konsulent mbi ushqyerjen me gji mund t’ju ndihmojë t’i përgatisni gjinjtë për këtë proces.

Mitra. Këtë muaj, mitra do të përfundojë zgjerimin. Kur të vijë çasti i duhur, ajo do të shtrihet nga zona pubike deri në fund të kafazit të kraharorit. Nëse kjo është shtatzënia e parë për ju, fetusi mund të zbresë më poshtë disa javë përpara se t’ju fillojnë dhimbjet e lindjes. Nëse keni lindur edhe më parë, zbritja dhe fillimi i dhimbjeve të lindjes, kanë tendencë të ndodhin më afër.

Trakti urinar. Me siguri e bëni gjumin me ndërprerje, pasi duhet të ngriheni shpesh për të urinuar. Me gjasë as nuk e mbani dot, sidomos kur qeshni, kolliteni apo teshtini. Duroni edhe pak! Shtatzënisë suaj pothuajse po i vjen fundi./living.

Kockat, muskujt dhe nyjat. Hormoni i quajtur relaksinë, i cili prodhohet nga placenta, qetëson vazhdimisht dhe ndihmon në lirimin e ligamenteve që mbajnë së bashku tri kockat e legenit. Kjo do ta lejojë legenin të hapet edhe më shumë gjatë lindjes, për të nxënë kokën e fëmijës. Në këtë periudhë, hormoni relaksinë ju bën më të ngathëta dhe ju duket sikur gjymtyrët i keni të pafuqishme. Nëse foshnja lind disa javë përpara se të fillojnë dhimbjet e lindjes, gjë që është më e zakonshme për nënat që lindin për here të parë, mund të ndieni pak presion apo dhimbje në nyjat e legenit.

Shtimi në peshë. Gjatë këtij muaji, fetusi shton më pak në peshë. Si rezultat, mund të vëreni që edhe ju do të shtoni më pak ose aspak. Mund të ndodhë që deri në fund të shtatzënisë disa gra të humbasin peshë rreth 450 gramë. Deri kur të lindni, mund të keni shtuar përafërsisht nga 11.3 deri në 15.8 kilogramë.

Fetusi: 2.9 deri në 4.1 kg

Placenta: 0.68 kg

Lëngu amniotic: 0.9 kg

Gjoksi : 0.45 deri në 1.36 kg

Zgjerimi i mitrës: 0.9 kg

Depozita dhjami dhe zhvillimi i muskujve 2.7 deri në 3.6 kg

Rritja e vëllimit të gjakut 1.36 deri në 1.8 kg

Rritja e vëllimit të lëngjeve 0.9 deri në 1.36 kg

Totali 10.8 deri në 14.7 kg

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button