U ul numri i veturave të parkuara në Qendrën e Shkupit

Në Komunën Qendër të Shkupit, pas rritjes së çmimit të biletave, është ulur për 10 përqindje numri i veturave të parkuara, transmeton Portalb.mk.

“Ky ishte qëllimi jonë kur e rritëm çmimin. Ky është muaji i parë nga rritja e çmimit, ashtu që kishte edhe qytetarë që nuk ishin të informuar, ndërsa në shkurt dhe mars presim të kemi akoma më pak vetura të parkuara”, deklaroi Vasko Kiçevski, drejtori i NP “Parkingjet Komuna Qendër”.

Kiçevski theksoi se presin që në dy muajt e ardhshëm parkingu për ulet edhe për 20 përqind.

Ndryshe, çmimet e reja të miratuara nga Ndërmarrja publike për parkingje publike “Parkingjet e Komunës Qendër” filluan të zbatohen nga 8 janari. Rritja prej 20 denarëve bëhet me qëllim që të zvogëlohet numri i automjeteve të parkuara në rajonin qendror të qytetit, aty ku gjenden edhe shumë institucione shtetërore. Kështu, çmimet momentale sillen nga 50 denarë deri 70 denarë për orë.

Ndërmarrja këshillon qytetarët të shfrytëzojnë sa më shumë transportin publik dhe mjetet tjera alternative, si biçikleta, trotinetët, etj.

“Në komunën Qendër jetojnë  më shumë se 45.000 banorë të cilët çdo ditë përballen me problem serioz me parkimin dhe kalojnë nga disa orë  në automobilat e tyre duke kërkuar vendparkim të lirë. Banorët e komunës Qendër edhe më tutje do të munden falas t’i shfrytëzojnë  vendparkimet komerciale dhe garazhet montuese me të cilat ekonomizon NP “Parkingje të Komunës Qendër”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, çmimet mujore dhe ditore nuk do të ndryshojnë.

LEXO: Çmimi i parkingut në Qendrën e Shkupit do të rritet nga 8 janari

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button