Rrogat në arsim dhe pensionet me rritje, qytetarët do t’i marrin nga ky muaj

Rritjen e pagave në arsim dhe pensionet, qytetarët do të mund ta shfrytëzojnë nga muaji shkurt, transmeton Portalb.mk.

Rreth 324 mijë pensionistë nga fillimi i muajit shkurt do të marrin pensione me rritje për 722 denarë.

Rreth 32 mijë të punësuar në arsim, gjithashtu nga ky muaj do të mund të marrin rritje të pagave me 10 përqind rritje, në barasvlerë mbi 2 mijë denarë.

Ndryshe, rritja e pagave në arsim vjen si kompromis ndërmjet Ministrisë së arsimit dhe shkencës nga njëra anë, dhe Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë, ku kjo e fundit kërkonte rritje të pagave për 25 përqind.

“LSDM dy herë e rriti rrogën minimale dhe ajo sot paraqet 14.500 denarë, që është për 60 për qind më shumë në krahasim me vitin 2017 kur ajo ishte vetëm 9.000 denarë. Rroga mesatare në nëntor të vitit 2019 ishte 25.787 denarë dhe është pothuajse për 2.600 denarë më e lartë se sa në nëntor të vitit 2017”, deklarojnë nga LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button