Marrëveshja në Kosovë tashmë e kryer, ja çdo të ndodhë nesër në Vetëvendosje dhe LDK

Është arritur marrëveshja për bashkë-qeverisje mes Vetëvendosjes e LDK-së. Burime të afërta me këto parti i kanë thënë KTV-së se Glauk Konjfuca do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit dhe do të kalojë në një post të lartë qeveritar..

Pritet që gjatë ditës së nesërme, të dy këto parti do të mbledhin organet e tyre drejtuese. Më pas do të dyja partitë do të njoftojnë për arritjen e marrëveshjes dhe konkluzionet.

Sipas burimeve, çështja e presidentit mbetet kur t’i përfundojë mandati presidentit aktual Hashim Thaçi, e më pas do të takohen partnerët e të dy partive për t’u konsultuar rreth postit të ri të presidentit.

Ministritë do të ndahen në 6 për LVV-në dhe 6 për LDK-në, teksa posti i kryeministrit do t’i takojë Albin Kurtit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button