Brexit, “ndryshoi rregullat e tregut”, britanikët vrapojnë të blejnë alkool të lirë në Francë

Frika se pas Brexitit, gjërat mund të ndryshojnë, i ka shtyrë disa britanikë të marrin masa e te mendojnë për një furnizim të mirë me pije alkoolike, shkruan Top Channel.

Ata kanë zbarkuar në Calais të Francës, ku kanë blerë me shumicë verë dhe birrë. Ideja e një skenari të shkëputjes pa marrëveshje, ka ngjallur frikën se do të ketë kufizime mbi sasinë e alkoolit francez që britanikët mund të blejnë me çmim të reduktuar, dhe një pjesë e tyre, nuk kanë dashur të rrezikojnë.

“Unë kam ardhur nga Brajtoni, në Angli. Pas dy javësh festoj ditëlindjen dhe po bëj furnizimin me pije alkoolike. Është më mirë t`i kem gati, sepse nuk e dimë se çfarë ndikimi do të ketë Brexiti. Nuk e di se çfarë do të bëjnë ata në nivel qeveritar, por ne si çift që kursejmë, po kujdesemi për pijet”, shprehet një prej banorëve.

“Kemi qenë këtu marsin e vitit të kaluar; bëmë një goxha furnizim, por na mbaroi vera, ndaj u kthyem përsëri sa nuk kanë ndryshuar gjërat për shkak të Brexitit. Menduam se ishte më mirë të vinim sa më shpejt të mundnim”, thotë një tjetër.

Për momentin, rregullat e tregut të përbashkët i lejojnë britanikëve të çojnë në shtëpi pa u taksuar gati 128 shishe vere, 110 litra birre dhe 10 litra pije të tjera alkoolike, përsa kohë ato janë vetëm për përdorim personal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button