Pse gratë nuk duan të bëjnë më karrierë pasi bëhen nëna?

Gratë janë dukshëm më pak të angazhuara sesa burrat që të rriten në përgjegjësi dhe detyra, sidomos pasi lindin fëmijë, thonë hulumtimet e reja. Raporti i publikuar së fundi nga ekspertët britanikë ka zbuluar se vetëm 27.8 për qind e femrave janë të vetë-punësuara apo punojnë me orar të plotë tri vite pas lindjes, krahasuar me 90% të meshkujve, cilëson Class.

.

Të dhënat po ashtu tregojnë se femrat që rikthehen në punë pas pushimit të lehonisë janë 66% më pak të prira të rriten në pozitë gjatë pesë viteve të ardhshme, krahasuar me meshkujt.

.

Veç kësaj, 17% e femrave e lënë punën gjatë pesë viteve pas lindjes, krahasuar me vetëm 4% të meshkujve. Hulumtuesit kanë treguar se gratë vuajnë ekonomikisht si rezultat i përgjegjësive që kanë si prind, sidomos pasi sjellin në jetë fëmijë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button