RMV, takimi i Dialogut “Zhan Mone” përfundoi me konsensus vetëm për çështje teknike

Takimi i tretë i Dialogut “Zhan Mone” përfundoi me konsensus për çështje teknike, si: kalendari i Kuvendit, kufizimi për 3 ditë i debatit në seancë plenare, përdorimi i flamurit evropian, kohëzgjatja e fjalimeve, njofton Portalb.mk.

Por çështjet kontestuese rreth Rregullores së Kuvendit, si emri i institucionit ligjvënës, mbetet të rregullohet pas zgjedhjeve të prillit. Kryeparlamentari, Talat Xhaferi theksoi se falë dialogut palët arritën të tejkalonin dallimet politike për shumë reforma të nevojshme për funksionimin e Kuvendit duke i lënë kështu trashëgimi të mirë përbërjes së ardhshme të Kuvendit.

Shtoi se institucioni që drejton është i gatshëm të vazhdojë me reformat, duke theksuar se vendi meriton të fillojë negociatat për anëtarësim me BE-në.

Ndërkaq euro-deputetët, Ilhan Kyçuk dhe Andreas Shieder e vlerësuan si të frytshëm dialogun mes palëve dhe se u harmonizuan rregulla për ta bërë Kuvendin më efikas dhe për të evituar mundësinë e bllokadave. Eurodeputetët poashtu siguruan se Parlamenti Evropian po angazhohet për ta bindur Këshillin Evropian që t’i jep vendit dritë jeshile për negociatat, por se Shkupi duhet të vazhdojë me reformat në mënyrë që të mos ketë argumente që ndonjë shtet anëtar të vendos veto sërish.

Dialogu Zhan Mone u iniciua në vitin 2018, pas krizës së gjatë politike në vend, si mundësi për debat mes deputetëve të Maqedonisë së Veriut dhe atyre të Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button