LDK-ja nuk lëshon pe për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës

Katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, partitë fituese të këtyre zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK nuk po arrijnë marrëveshje për bashkqeverisje. Edhe pse për të hënën është thirrur seancë e kuvendit për votimin e Qeverisë së ardhshme, palët edhe gjatë ditës së sotme nuk kanë arritur të përafrojnë qëndrimet. Gjatë ditës kryesia e LDK-së u mblodh për të vendosur për koalicionimin, madje nënkryetarja e kësaj partie Vjosa Osmani tha se brenda ditës do të kryhej gjithçka.

Po shpresoj që edhe sot gjithçka të përmbyllet, por për momentin jemi në fazën e përpjekjeve akoma”-tha Vjosa Osmani, deputete e LDK-së.

Por ndryshe nga Osmani nënkryetari tjetër i LDK-së Lutfi Hazari tha se nuk mund të pritet asgjë konkrete sot, por se gjërat do të definohen të hënën.

Edhe më tutje kemi nevojë të diskutojmë edhe më tutje jemi duke punuar që negociatat ta faktojnë që roli jonë në Kuvend dhe roli I Vetëvendosjes në ekzekutiv në përfaqësim të barabarte I jep vendit stabilitet politik, ky është qëllimi jonë kryesor, nuk është përballu ende ky dallim por besojmë shumë se angazhimet tona kanë me dëshmuar se angazhimi dhe përballim ndoshta edhe tejkalimi nga kërkesat partiake nganjëherë janë të domosdoshme si pjesë e kompromiseve politike por kjo nuk ka munguar deri tash”-pohoi Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së.

Vetëvendosje dhe LDK-ja që pas certifikimit të rezultatit zgjedhor në muajin nëntor, kanë zhvilluar bisedime për krijimin e koalicionit qeverisës, por deri më tani nuk kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshje. Më 26 dhjetor u konstitua përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, 2019, ku kryetar i kuvendit u zgjodh Glauk Konjufca nga Vetëvendosje. LDK-ja gjatë negociatave me LVV-në nuk ia ka kontestuar kësaj të fundit pozitën e kryeministrit, por ka kërkuar që si baraspeshë në ndarjen e pushtetit, ta ketë pozitën e kryetarit të kuvendit, të cilën e ka nën drejtim Vetëvendosje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button