RMV, buxheti për gjyqësorin është mbi dy herë më i ulët se ai i parashikuar me ligj (Infografik)

Pushteti gjyqësori, si një nga tre shtyllat e pavarura të qeverisjes në një shoqëri demokratike, përveç ekzekutivit (qeverisë) dhe atij ligjvënës (parlamentit), duhet të ketë pavarësi financiare për të qenë në gjendje të punojë në mënyrë efektive dhe plotësisht i pavarur, njofton Portalb.mk.

Shuma e fondeve që gjyqësori i Maqedonisë i pranon  kur bëhet ndarja e buxhetit të shtetit është mbi se dy herë më e ulët se sa është e përcaktuar me ligj.

Edhe pse neni 4 i Ligjit për buxhetin gjyqësor parashikon që mjetet e ndara, nga buxheti shtetëror, për gjyqësorin të jenë së paku 0.8 përqind e Bruto Prodhimit Vendor, në realitet kjo përqindje, në 6 vitet e fundit, ka qenë rreth 0.3 përqind.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se në vitin 2015, kur BPV ka qenë rreth 9 miliardë euro, për gjyqësorin në vend të 81.69 milionë eurove të parashikuara me ligj (0.8%), janë ndarë vetëm 30,14 milionë euro ose 0.33%.

Tendenca e rritjes së BPV-së në vitet në vazhdim nuk ndikoi në shumën e ndarë për gjyqësorin. Kështu, në 2019 BPV arriti në 11.16 miliardë euro, ndërsa për gjyqësorin në vend të rreth 100 milionë eurove janë ndarë është vetëm 33.14 milionë euro.

Projeksioni i buxhetit për vitin 2020 është i ngjashëm, përkatësisht me BPV të parashikuar prej 11.63 miliardë eurosh, për gjyqësorin janë parashikuar 35.1 milionë euro në vend të 104.7 milionë eurove të përcaktuara me ligj.

Analiza funksionale e punës së Gjykatës Supreme dhe Gjykatave të Apelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e përgatitur si pjesë e projektit “Rritja e efikasitetit dhe efektivitetit në ndarjen e drejtësisë duke e përmirësuar performancën e institucioneve gjyqësore” të implementuar nga Qendra për hulumtime dhe analiza juridike – QHAJ dhe Pricewaterhouse Coopers Maqedoni, të financuara nga ndihma e UK Aid përmes Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, e kanë vërtetuar këtë problem.

“Ky në të vërtetë mbetet një nga problemet kryesore për varësinë financiare të gjyqësorit nga ekzekutivi. Gjyqtarët e Gjykatës Supreme janë të mendimit se gjyqësori duhet të ketë sistemin e vet të buxhetit dhe arkës duke transferuar një këst tremujor nga Buxheti i RMV-së dhe se institucioni i vetëm kompetent për funksionimin financiar të gjykatave duhet të jetë Këshilli i Buxhetit Gjyqësor”, thuhet në analizën funksionale të QHAJ.

Ata shtojnë se me këtë do të tejkalohen procedurat e tanishme administrative për miratimin e punësimeve dhe prokurimeve nga Ministria e Financave të cilat ndikojnë dukshëm në efektivitetin e punës së gjykatës, ndërsa krejt ky funksion do të kryhej nga Këshilli i Buxhetit Gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button