Prokuroria e hodhi poshtë kallzimin penal për garazhën barok për të cilën kryetari i Komunës, Bogdanoviq do të vetëdigjej

Prokuroria themelore Publike hodhi poshtë kallëzimin penal të parashtruar kundër pesë personave për shitjen e tokës në pronësi të shtetit, në Komunën e Qendrës, firmës “Nikofon” te “Auto Makedonija”, ku duhet të ndërtohet një garazh shumëkatëshe barok nga projekti “Shkupi 2014”, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria e Shkupit, duke vepruar në lidhje me një kallëzim penal të ngritur nga dy persona kundër një ish-ministri të transportit dhe lidhjeve, një ish-kryetar komune, punonjës në Ministrinë e transportit dhe lidhjeve dhe avokat të shtetit, për veprën penale “Shpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, konstatoi se në veprimet e personave të denoncuar në veprën e kallëzuar penale nuk përmbahen elementet thelbësore të krimit të raportuar ose ndonjë krim tjetër për të cilin ndjekja penale bëhet zyrtarisht.

Kallëzimi penal kishte të bëjë me parregullsi të mundshme në lidhje me mos përmbushjen e detyrimeve kontraktuale të lidhura ndërmjet Ministrisë së transportit dhe lidhjeve si tjetërsues i tokës ndërtimore në pronësi të shtetit me kompaninë “Nikofon” përmes ankandit publik elektronik.

Më 13 nëntor, në një parking ku do të ngrihet tetekatëshja me stil barok, u mblodhën qytetarë të cilët paralajmëruan se do të mbronin hapësirën dhe nuk do të lejonin investuesin që ta ndërtojë atë.

Kryetari i Komunës Qendër Sasha Bogdanoviq deklaroi për SDK, më 15 nëntor, se ata kishin bërë gjithçka, të gjithë dokumentet ia kanë dorëzuar Prokurorisë së Shkupit dhe Ministrisë së Brendshme, e atij e mbetet vetëm edhe të vetëdigjet.

Në komunikatën e Prokurorisë publike Shkup thuhet se kallëzimi penal ishte parashtruar pa bashkëngjitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet, e pas kësaj ishin marrë në pyetje përfaqësues të Komunës Qendër, përfaqësues i Ministrisë për transport dhe lidhje, përfaqësues të Avokatit të shtetit, përfaqësues i bankës nga e cila ishte marrë kredia me hipotekim të tokës, noteri para të cilit ishte solemnizuar kontrata dhe menaxheri i personit juridik – blerës i parcelës së tokës. Prokuroria thotë se kryetari i komunës Bogdanoviq është marrë dy herë në pyetje.

“Gjatë procedurës, Komuna e Qendrës dorëzoi edhe parashtresa dhe komunikata të reja deri te Prokuroria Publike, në të cilat ishte theksuar se pas marrjes së menaxhimit të tokës ndërtimore në zonën e komunës janë konstatuar më shumë gjëra të palogjikshme dhe se ishte vërtetuar që çmimi fillestar për tenderimin publik ishte përcaktuar në mënyrë të parregullt dhe se nuk ishte marrë në konsideratë ankesa e ofertuesit të dytë i cili ishte ankuar për mosfunksionim të lidhjes në internet gjatë ankandit elektronik. Pasi që parashtresat siguruan pretendime të mëtejshme dhe rrethana të tjera në këtë rast, prokurori publik ndërmori edhe hetime shtesë për të përcaktuar faktet dhe mori në pyetje edhe dy përfaqësues të Komisionit që e kishte realizuar tenderimin elektronik në lidhje me përcaktimin e çmimit fillestar dhe ankesat ndaj pjesëmarrësve të tjerë. Në të njëjtën kohë, Prokurori publik iu drejtua Ministrisë së transportit dhe lidhjeve dhe kërkoi sqarime për mënyrën e përcaktimit të çmimit fillestar të tokës, dhe kryetari aktual i Komunës Qendër është marrë në pyetje në dy raste”, thonë nga Prokuroria e Shkupit.

Lidhur me mos përmbushjen e afatit të kontratës nga kompania blerëse “Nikofon” për të marrë lejen e ndërtimit, Prokuroria e Shkupit thotë se ky është kontest për procedurë civile, pasi nuk ka shkelje të normave juridike imperative. Prokurori publik kompetent përcaktoi se çmimi fillestar i tenderit publik ishte bazuar në rregulloret në fuqi në atë kohë, përkatësisht, në bazë të Rregullores në fuqi për çmimin e tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë dhe shumën e kostove të veçanta për kryerjen e procedurës. Lëndë e vlerësimit të prokurorit publik kompetent ka qenë edhe rrethana se si ishte zhvilluar procedura e tenderimit publik, me ç’rast është vërtetuar se ishin përmbushur të gjitha parakushtet ligjore dhe nënligjore për tenderimin publik elektronik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button