fbpx

SHBA shpall “situatë emergjente” për shkak të kërcënimit nga koronavirusi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur “situatë emergjente” në të gjithë vendin për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri i cili u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës dhe i cili është përhapur me shpejtësi edhe në vende të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Alex Azar njoftoi se në të gjithë vendin është shpallur “situatë emergjente e shëndetit publik” pasi tek 6 persona në SHBA është konstatuar koronavirusi i ri i cili përhapet me shpejtësi.

Azar tha se është vendosur ndalesa e udhëtimit drejt SHBA-së për shtetasit e vendeve të huaja që kanë vizituar Kinën në dy javët e fundit dhe se për këtë arsye është pezulluar përkohësisht hyrja në vend e shtetasve të huaj që kanë rrezik për bartjen e koronavirusit të ri.

Lidhur me shtetasit amerikanë që kanë udhëtuar në Kinë në 14 ditët e fundit, Azar tha se do të zbatohen kontrolle për virusin në aeroporte dhe se këto persona do të vendosen në karantinë për 14 ditë.

Ndalesa e udhëtimit për shtetasit e huaj që kanë udhëtuar në Kinë do të fillojë nga dita e dielë në orën 17:00 sipas kohës lokale.

Pas epidemisë, SHBA-ja evakuoi shtetasit e saj civilë dhe personelin punonjës që ndodheshin në qytetin Wuhan të Kinës. Po ashtu edhe kompanitë ajrore amerikane Delta dhe Amerikan Airlines njoftuan ndalimin e udhëtimeve drejt Kinës.

Koronavirusi i ri (2019-nCoV) për herë të parë u konstatua më 12 dhjetor 2019 në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës.

Autoritetet kineze kanë njoftuar se për shkak të virusit të përhapur në shumë qytete deri më tani kanë humbur jetën 259 persona ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur situatë emergjente globale për shkak të koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button