Ligji i ri Prokurorisë Publike, një pjesë e deputetëve kanë parashtruar amandamente

Disa grupe të deputetëve tashmë parashtruan amandamente për ligjin për prokurorinë publike, ndërsa disa drejtuan lutje për kohë shtesë për t’i formuluar për shkak të obligimeve që i kanë me dialogun Zhan Mone, informojnë për MIA-n nga Ministria e Drejtësisë.

Për shkak të besimit të procesit, siç cekin, nuk do të zbulojnë se cilat grupe të deputetëve kanë parashtruar amandamente.

Grupet e deputetëve duhej të parashtronin amandamente sot deri në orën 12:00, pas çka, siç informoi dje ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, do të caktohet takim i ri i grupit të punës për ligjin, sipas të gjitha gjasave, të hënën.

takimin e djeshëm të dytë të grupit të punës në format më të gjerë me përfaqësues të partive politike dhe grupeve të deputetëve nga Kuvendi u bisedua për amandamentet për përmirësim të tekstit ligjor pas debatit publik dyditor të ekspertëve për ligjin.

Deskoska pas takimit informoi se grupe të caktuara të punës tashmë parashtruan amandamente, disa do të parashtrojnë amandamente gjatë ditës, si dhe se disa nuk deshën të marrin përgjegjësi për të përgatitur amandamente.

Nga VMRO-DPMNE opozitare dje i bëri thirrje Ministrisë së Drejtësisë të organizojë takim me ekspertët juridikë të cilët patën vërejtje për debatin publik dhe së bashku me ta të bëjnë amandamente të propozim-ligjit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi paralajmëroi se nëse deri te Kuvendi do të dorëzohet propozim-ligji i harmonizuar për Prokurori Publike, ai menjëherë do ta vendos në seancë kuvendore.

“Ka mundësi të tillë sipas rregullores”, deklaroi Xhaferi dhe shtoi e varet prej vullnetit të përbërjes parlamentare.

Edhe kryeministri Oliver Spasovski deklaroi se është e rëndësishme që të miratohet zgjidhje ligjore që do të nënkuptojë, para se gjithash, mundësi për drejtësi për çdo qytetar në shtet dhe zgjidhje ligjore e cila, sipas tij, nuk do të lejojë që të mbrohet asnjë individ pa dallim nëse ai është pjesë e kësaj qeverie apo paraprake, nëse është në çdo pozitë në shtet ose është qytetar i thjeshtë.

 debatin publik që u mbajt në Kuvend, kryeministri Spasovski tha se kishte se çfarë të dëgjohet nga ana e ekspertëve, të cilët në mënyrë objektive dhe në kuadër të ekspertizës së tyre patën mundësi ta thonë mendimin e tyre në lidhje me zgjidhjen ligjore.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pret marrëveshje për ligjin për Prokurori Publike, pasi që siç thotë ai, të gjithë e kanë të qartë se bëhet fjalë për zgjidhje formale-juridike për të cilën ka nevojë shteti. Ai apeloi që pas debatit publik në Kuvend, në tre ditët e ardhshme partitë t’i kenë gati të gjitha porpozimet, por në formë të amendamenteve dhe të njëjtat të futen në ligj dhe Qeveria të hënën do ta dorëzojë në Kuvend dhe ai do të votohet deri përpara shpërndarjes së Kuvendit.

“Miratimi i Ligjit për Prokurori Publike e garanton ardhmërinë evropiane të shtetit. Çdo pengim i këtij procesi nënkupton ikje prej drejtësisë dhe largim prej Bashkimit Evropian. Të tregojmë kapacitete të vërteta demokratike për ndërtimin e institucioneve të fuqishme dhe të pavarura, të cilat do të luftojnë kundër krimit dhe korrupsionit”, thotë Zaev.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në kuadër të vizitës në Berlin ka pasur takim me shefin e diplomacisë franceze, Zhan-Iv Le Drian me të cilin shkëmbyen mendime rreth investimit të përbashkët dhe perspektivën për arritje të shpejtë të një konsensusi midis vendeve anëtare të BE-së për metodologjinë e re për negociatat qasëse, si dhe për miratimin e vendimit për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Midis tjerash, siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, Le Drian e theksoi rëndësinë e miratimit të Ligjit për Prokurori Publike në drejtim të dërgimit të një sinjali tjetër pozitiv gjatë kësaj periudhe vendimtare.

Propozim-ligji i ri për Prokurorinë Publike pritet të miratohet deri më 12 shkurt, kur duhet të shpërndahet kjo përbërje kuvendore. Për miratimin e tij nevojitet shumicë prej dy të tretave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button