Kinë, rritet në 259 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Ka arritur në 259 numri i personave të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri (2019-nCoV) i cili sa vjen e rrit ndikimin e tij në të gjithë Kinën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) në Kinë thuhet se nga epidemia 2019-nCoV që është efektiv në të gjithë vendin kanë humbur jetën 259 persona ndërsa janë prekur 11.791 të tjerë nga të cilët 1.759 në gjendje të rëndë.

Gjithashtu është rritur në 17.988 numri i personave për të cilët dyshohet se janë të prekur nga virusi. Nën mbikëqyrje janë vendosur 118.478 persona dhe se deri më sot 243 persona kanë marrë trajtim dhe kanë dalë nga spitali.

Bashkë me këtë thuhet se 20 persona janë të prekur nga virusi në rajonet administrative speciale të Kinës, prej të cilëve 13 në Hong Kong dhe 7 në Macau.

– Në 24 orët e fundit, 46 persona të vdekur

Për shkak të koronavirusit i cili që nga 20 janari e deri më tani po përhapet me shpejtësi, thuhet se në vend në 24 orët e fundit janë janë shënuar 46 humbje jete, janë konstatuar 2.102 raste të infektimit koronavirusit të ri dhe 5.019 raste të dyshuara.

Në rajonin Hubei, i cili është epiqendra e koronavirusit, thuhet se 249 persona kanë vdekur ndërsa numri i rasteve të përcaktuara me virus është 7.153.

Përveç Kinës, në të gjithë botën raste të koronavirusit janë regjistruar tek 19 persona në Tajlandë, 15 në Japoni, 13 në Singapor, 11 në Korenë e Jugut, 9 në Australi, 8 në Malajzi, 7 në Gjermani, nga 6 në SHBA dhe në Francë, 5 në Vietnam, 4 raste në Emiratet e Bashkuara Arabe, 3 në Kanada, nga 2 në Britani, Rusi dhe Itali, si dhe nga një rast në Nepal, Kamboxhia, Sri Lanka, Finlandë, Indi, Spanjë dhe Suedi.

– Epidemia e koronavirusit të ri

Lloji i koronavirusit të ri u zbulua për herë të parë në qytetin kinez Wuhan më 12 dhjetor 2019. Komisioni shëndetësor në Wuhan më 31 dhjetor njoftoi se edhe tek 27 persona të tjerë që kanë patur kontakte me tregun e prodhimeve detare Huanan në qytet është vërejtur “sëmundja misterioze” dhe më pas mbylli tregun.

Koronavirusi i ri (2019-nCoV) për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës. Simptomat e para të virusit nCoV janë me temperaturë të lartë, dhimbje fyti, kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe diarre ndërsa në fazën e mëpasshme të avancuar shkakton penumoni dhe pamjaftueshmëri të veshkave dhe në përfundim mund të çojë në vdekje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button