Koronavirusi arriti edhe në Rusi

Dy shtetas kinezë në Siberi janë pacientët e parë me koronavirus të konfirmuar nga Rusia.

Pacientët ndodhen në rajonin Zabaikalsky, që kufizohet me Kinën dhe në rajonin e Tyumen, në kufi me Kazakistanin, deklaroi zëvendëskryeministrja ruse, Tatyana Golikova.

“Në rajonin Zabaikalsky dhe Tyument në Rusi janë identifikuar dy persona me koronavirus. Të dy janë shtetas të Kinës”, deklaroi Golikova.

Ndërkohë, ambasadori kinez në Organizatën e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi sot kundër “panikut të panevojshëm” dhe masave të tepërta parandaluese, të marra nga disa vende përballë epidemisë së pneumonisë virale.

“Nuk është e nevojshme të frikësohemi në mënyrë të panevojshme dhe as të marrim masa të tepërta parandaluese”, deklaroi përfaqësuesi kinez, Xu Chen, në një konferencë shtyp në Gjenevë duke nënvizuar se OBSH-ja kishte shprehur besim të plotë tek Kina.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli emergjencën globale për shkak se epidemia e re e koronavirusit të shfaqur në Kinë dhe që është përhapur në disa rajone të botës, përbën një urgjencë të shëndetit publik me përmasa ndërkombëtare, transmeton Gazeta Express.

“Shqetësimi ynë më i madh është mundësia që virusi të përhapet në vendet, sistemet shëndetësore të të cilave janë më të dobëta (…). Nuk bëhet fjalë për një votë mosbesimi ndaj Kinës”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) theksoi gjithashtu se nuk kishte arsye për të kufizuar udhëtimet dhe shkëmbimet tregtare me Kinën, pavarësisht shpalljes së një emergjence ndërkombëtare përballë koronavirusit të ri, të shfaqur në këtë vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button