Jordani: Mijëra persona kundërshtojnë planin për paqe të SHBA-së

Mijëra persona kanë protestuar të premten në kryeqytetin e Jordanisë, Aman kundër planit për paqe në Lindje të Mesme të presidentit amerikan, Donald Trump.

Duke bërtitur “Vdekje Izraelit” rreth 3,000 persona kanë marrë pjesë në protesta, të cilat kanë nisur para xhamisë, Al-Husseini Mosque, në prezencë të madhe të forcave të sigurisë, transmeton agjencia e lajmeve, AFP.

Protestuesit kanë mbajtur flamuj jordanezë e palestinezë bashkë me mbishkrimet “Jordania kundërshton marrëveshjen e shekullit”, transmeton REL.

Jordania është një nga dy shtetet arabe, bashkë me Egjiptin, që kanë marrëveshje për paqe me Izrealin dhe pjesa më e madhe e popullsisë së shtetit ka orgjinë palestineze.

Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar të martën planin për paqe, që parasheh zgjidhje me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez, derisa Jerusalemin e sheh si kryeqytet të pandarë të Izraealit.

Palestinezët në anën tjetër duan që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqytet i shtetit të tyre në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button