Si të mbroheni nga koronavirusi, gjërat që duhet të bëni

Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur dje emergjencën globale për shkak të koronavirusit, i cili po përhapet me shpejtësi. Sipas ministres Manastirliu, edhe pse Shqipëria nuk ka asnjë rast me këtë virus, janë rritur në një nivel më të lartë masat për gjurmimin dhe izolimin e rastit. Sot është mbajtur mbledhja e dytë e Task-Forcës së strukturave shëndetësore dhe ekspertëve, për masat për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, transmeton Class.

Duhet të dini që virusi nuk është bakterial, si rrjedhojë nuk mund të kurohet duke përdorur antibiotikë.

Çfarë duhet të bëni për t’u mbrojtur nga koronavirusi?

Mos lejoni t’ju thahet fyti

Nëse membrana e fytit thahet, virusi mund ta pushtojë trupin tuaj brenda 10 minutash.

Mbani me vete një shishe ujë

Duhet të pini 50-80 ml ujë të vakët (të rriturit) dhe 30-50 ml, fëmijët. Sapo ndjeni që fyti ju është tharë, pini ujë. Një shishe ujë në dorë, do të ishte zgjidhja e duhur. Mos pini shumë, sepse nuk ndihmon, por pini në mënyrë të vazhdueshme që të jeni të hidratuar.

Shmangni vendet me shumë njerëz

Deri në mars, mundohuni të evitoni vendet me turma njerëzish. Nëse është e nevojshme, vendosni maska veçanërisht kur udhëtoni me transport publik.

Shmangni të skuqurat dhe ushqimet pikante.

Konsumoni lëngje që kanë në përmbajtje vitaminën C.

Cilat janë simptomat?

-Temperatura e lartë e përsëritur

-Kollitje e zgjatur dhe ethe

-Kujdes i veçantë duhet për fëmijët , pasi janë më të rrezikuarit

-Të rriturit ndjejnë këputje trupi, dhimbje koke dhe probleme me frymëmarrjen.

-Mbi të gjitha duhet të kujdeseni për higjienën personale. Lani shpesh duart dhe ndiqni këshillat e mësipërme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button